Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Kryen mbi 20 vjedhje, arrestohen 9 persona

​Kryen mbi 20 vjedhje, arrestohen 9 persona

Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë, pas një punë operativo hetimore lidhur me disa raste vjedhje të rënda, qe kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra këto te kryera në fshatin Vitomiricë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës, ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej shtatë personave te dyshuar, te organizuar mirë qe kanë kryer këto vjedhje ne bashkë kryerje. Te dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se Pejës dhe Istogut.

Në mesin e muajit janar 2020 në Pejë respektivisht ne rrugën “Gani Kelmendi” të dyshuarit e arrestuar kanë pranuar se kanë vjedhur 150 shtylla te metalit nga një objekt në ndërtim e sipër, 140 bllazhujka, 4 kubik shtylla të drurit që shërbejnë për kulm të objektit dhe mjete të tjera të punës. Ky grup i te dyshuarve ka vjedhur këto sende te lartshënuara dy here gjatë muajit janar, duke i bartur sendet me veturë te marrë me qira dhe për këto vjedhje janë iniciuar dy raste të vjedhjeve të rënda. Pasi qe janë identifikuar dhe arrestuar, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit, tek një i dyshuar tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga te dyshuarit. Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi. Ne këto dy vjedhje te rënda kanë marrë pjesë grupi i te dyshuarve te cilët janë organizuar qe te kryejnë vjedhjet në pronën e viktimës.

Më 24 dhjetor 2020, i njëjti grup i te dyshuarve në fshatin Vitomiricë në një shtëpi kanë vjedhë 12 dritare të plastikës të cilat 6 prej tyre ishin të montuara ndërsa të tjerat i kanë marrë në korridorin e shtëpisë. Te dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe te njëjtat ia kanë shitur një personi tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog. Dritaret e vjedhura janë gjetur tek blerësi dhe të njëjtat janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.

Ne muajin tetor te vitit 2020 ky grup i të dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik, Komuna Pejës, kanë kryer Pesë vjedhje te rënda, ku në te gjitha rastet kanë thyer shtëpia te pabanuara dhe kanë vjedhur mjete të punës si: TV, llaptop e 5 biçikleta. Të dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kanë kryer këto vepra penale dhe nga sendet e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta tek njëri i dyshuar në fshatin Zallq, Komuna Istog, të cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog.

Gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i te dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pabanuara, me pronarë qe jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete te punës, makina për kositje te barit, pajisje te kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira.


Në numrin prej 20 shtëpive qe te dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim te vjedhin të holla, ari dhe sende të tjera të vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjtë kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve.

Te dyshuarit kanë pranuar shumicën e veprave qe i kanë kryer dhe te njëjtit, pas intervistimit me urdhër te prokurorit te shtetit janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para gjyqtarit te procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë.

Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre i ka caktuar masë alternative që të mos e lëshojë vendin. Dy personat e tjerë te dyshuar qe kanë blerë sendet e vjedhura, prokurori i shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi të tjera që ndërlidhen me vjedhjet e rënda që dyshohet se i kanë kryer ky grup i organizuar me qëllim të zbulimit të rrethanave të këtyre rasteve.

Këta të dyshuar si grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona te njohur për policinë, kanë pranuar se kanë kryer vjedhje te rënda edhe në disa fshatra te Komunës se Klinës dhe të Istogut, gjatë viti 2020, në data te ndryshme. Edhe në këto dy qytete kanë përdorur te njëjtat mënyra dhe vetura për kryerjen e vjedhjeve.

Lexo edhe

Video

error: