​Kryeministri me 400 euro në bankë

​Kryeministri me 400 euro në bankë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka deklaruar 401 euro e 65 centë para të gatshme në bankë, derisa e ka bërë deklarimin e tij të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsion.

Shefi i ekzekutivit e ka deklaruar pagën mujore 1 mijë e 75 euro në muaj, apo pagën vjetore prej 12 mijë e 903 euro.

Kurti ka deklaruar se 250 euro në muaj e paguan qiranë e shtëpisë në të cilën jeton aktualisht në Prishtinë.

Madje për këtë, Kurti ka lënë edhe një sqarim.


“Banoj ne shtëpi me qira, sipas kontratës te lidhur me qiradhënësin B.Z. ,ne afat prej 3 vitesh me mundësi vazhdimi edhe për një afat shtese prej 3 vite me kushte te njëjta siç janë parashikuar ne kontrate. Qiraja është ne shume prej 250e ne muaj”, ka thënë Kurti në formularin e deklarimit të pasurisë.

Në pronësi të bashkëshortes, kryeministri Kurti e ka deklaruar apartamentin në Norvegji i cili ka 67 metra katrorë dhe arrin vlerën 400 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë thuhet se bashkëshortja e Kurtit ka 23 mijë euro në një bankë në Oslo të Norvegjisë ndërsa të hyra vjetore 39 mijë euro.

Ndërsa detyrime financiare, sipas deklarimit, bashkëshortja e Kurtit ka në vlerë prej 290 mijë euro.

Lexo edhe

Video