Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Kryeministri i ri italian Draghi pritet të betohet sot para presidentit Mattarella

​Kryeministri i ri italian Draghi pritet të betohet sot para presidentit Mattarella

Qeveria e re italiane me në krye Mario Draghin do të betohet mesditën e sotme para presidentit Sergio Mattarella.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi arriti të sigurojë numrat për të marrë votëbesimin në Parlament pas mbështetjes së Lëvizjes 5 Yje, Partisë Demokratike por edhe Forca Italia të Silvio Berlusconit dhe Legës së Matteo Salvinit.

Qeveria e Drgahit do të ketë 23 ministra, 15 prej të cilëve do te jenë figura politike, ndërsa tetë të tjerët janë “ministra teknikë”.


Ministër i Jashtëm do të mbetet Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yje, ndërkohë që ministria e Ekonomisë do të drejtohet nga një prej personave më të besuar të Draghit, ekonomistit Daniele Franco.

Nuk mungojnë personalitete të tjera ndërkombëtare të ekonomisë, si Vittorio Colao, ish-CEO i Vodafone, i emëruar ministër i Inovacionit Teknologjik.

Mbështetja e Berlusconit është e qartë edhe me rikthimin e disa prej ish-ministrave të tij, si Mara Carfagna, Maria Stella Gelmini dhe Renato Brunetta.

Ministria e Brendshme mbetet në duart teknike të Luciana Lamorgese, një nga figurat e respektuara të administratës publike.

Lexo edhe

Video

error: