Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Kryeministri belg letër Kurtit, bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike

​Kryeministri belg letër Kurtit, bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo nëpërmjet një letre ka uruar Albin Kurtin për postin e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri De Croo në letrën e urimit thotë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë. Të gjitha këto, siç ka thënë ai, janë në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.


Kryeministri belg ka thënë edhe se e mbështesin procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka bërë thirrje për përfundimin e këtij dialogu me një marrëveshje historike.

“Qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Republikës së Kosovës dhe të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, Belgjika mbështet plotësisht procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe bën thirrje për përfundimin e një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje. Është kënaqësi për mua të ritheksoj cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona. Shpresoj që të mund të punojmë së bashku për të forcuar dhe thelluar këto lidhje, në të gjitha nivelet. Do të isha i lumtur të mund të ju takoja gjatë vizitës tuaj të ardhshme në Bruksel. Duke ju ritheksuar dëshirat më të mira për sukses, z. Kryeministër, i nderuar koleg, ju lutem pranoni konfirmimin e nderimeve të mia më të larta”, thuhet në letrën e kryeministrit belg.

Ndërsa në letrën e urimit thuhet se “Me rastin e marrjes së detyrës Kryeministër i Republikës të Kosovës, kam nderin të ju dërgoj, në emrin  tim dhe të Qeverisë belge, urimet më të sinqerta për ju dhe anëtarët e Qeverisë suaj. I uroj shumë suksese Qeverisë që ju jeni duke udhëhequr në zbatimin e programit të saj ambicioz të reformave. Me shumë interesim jam njoftuar për synimet tuaja, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tuaj, modernizimit të ekonomisë; të gjitha në të mirë të përmirësimit të kushteve të jetesës së bashkëqytetarëve tuaj dhe përshpejtimit të afrimit të vendit tuaj me Bashkimin Evropian”.

Lexo edhe

Video

error: