​Kriza energjetike, Kurti: Prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se akoma pa ardh dimri, çmimi i një megavat orë ka arritur në një mijë euro. Ai derisa ka folur për reduktimet e energjisë elektrike ka pohuar se gjendja është e rëndë, por sipas tij bojkoti nuk kryen punë.


Ai pas përurimit të Abetares së përbashkët të Kosovës e Shqipërisë, ka thënë se termocentrali Kosova A i ka tri njësi të cilat janë 60 vjet të vjetra, ndërkaq ai B me dy njësi 40 vjet të vjetra.

“Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, po na i rrisin importin dhe kësisoj po na i shtojnë reduktimet meqenëse ka shkuar edhe në 1 mijë euro  në Bursën Energjetike Ndërkombëtare një megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Ne brengosemi kur në dhjetorin e vitit të kaluar shkoj në 500 euro megavat orë. Ndërkaq tash ende pa ardhur dimri ka pasur raste kur një megavat orë ka shkuar edhe në një mijë euro në Bursën Ndërkombëtare Energjetike. Andaj situata është shumë e rëndë, ju e keni parë se çfarë po thotë edhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera evropiane. Situata është e rëndë në gjithë kontinentin evropian. Mirëpo, ne bëjmë më të mirën e mundshme dhe jam e bindur që do ja dalim. Mirëpo nuk na qojnë askund greva, bojkoti e mospuna”, tha Kurti.

Lexo edhe

Video