​Kriza brenda klubit, Laporta lëshon një thirrje për tifozët-video

​Kriza brenda klubit, Laporta lëshon një thirrje për tifozët-video

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta u ka kërkuar mbështetësve të klubit që të qëndrojnë pranë ekipit përkundër fillimit të tmerrshëm të edicionit 2021-2022 nga skuadra që ai e drejton.

Gjigantët katalanas kanë bërë startin e tyre më të keq në një sezon të LaLigas që nga sezoni 1987-1988, pasi kanë fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e tyre të para nën trajnerin Ronald Koeman.

Sidoqoftë, Laporta thotë se klubi e kupton atë që duhet bërë dhe këmbëngul se çështjet do së shpejti. Ndërkohë, ai ka kërkuar qetësi nga tifozët e Barcelonës, përcjellë KKosovaPress.

Presidenti i Barcelonës lëshoi thirrjen e tij në Twitter, duke thënë: “Unë ju kërkoj që të vazhdoni të mbështesni ekipin tonë. Ekipi ka nevojë për ju dhe ju është mirënjohës për këtë.”


“Ju e dini që ne po kalojmë momente të vështira dhe këto janë momentet që ju duhet të qëndroni pranë nesh.”

“Ekipi ka nevojë për ju. Dhe përpiquni të qëndroni të qetë, ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe do ta zgjidhim këtë. Faleminderit shumë.”, ka thënë në fund Laporta.

Kjo thirrje e Laportas erdhi pasi gjigantët katalanas u ndalën me barazim kundër Granadas në “Camp Nou” të hënën në mbrëmje.

Lexo edhe

Video