​Kristjan Asllani arrin marrëveshje me Interin

​Kristjan Asllani arrin marrëveshje me Interin

Interi ka arritur marrëveshje me Empolin për shqiptarin Kristjan Asllani, në formë huazimi me opsion blerjeje si dhe me Martin Satrianon që është futur si pjesë e këtij operacioni.

Sipas të gjitha mediave italiane (Sky, Cds, Gds, Md), kushtet bazë janë vendosur mes klubeve pasditen e së mërkurës, përcjellë KosovaPress.

Mesfushori shqiptar do të kalojë te Interi në formë huazimi për rreth 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.


Do të ketë gjithashtu një lojtar që do të kalojë në huazim te Empoli, që besohet të jetë sulmuesi Satriano, 21-vjeçari uruguaian aktualisht i huazuar në Francë te Stade Brestois.

Për sa i përket Asllanit, ai është vetëm 20 vjeç dhe ka katër paraqitje për Shqipërinë.

Ai është një produkt i akademisë së të rinjve të Empolit, i cili shënoi një gol në Serie A dhe siguroi dy asistime në 26 ndeshje.

Asllani shihet nga Interi si zëvendësues ideal për kroatin Marcelo Brozovic.

Lexo edhe

Video