​Kreu i OSBE do të vizitojë Kosovën

​Kreu i OSBE do të vizitojë Kosovën

Kryetari i OSBE-së, Ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, gjatë kësaj jave do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ai do të takojë liderët politikë dhe për të diskutuar angazhimin e Polonisë në rajon si kryesues i OSBE-së.


Në Prishtinë, Rau do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Kryesuesi i OSBE-së do të vizitojë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, gjatë vizitës, ministri Rau do të takohet edhe me stafin e operacioneve në terren të OSBE-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lexo edhe

Video