​Krasniqi: Qeveria dështoi në menaxhimin e pandemisë, hapi ahengjet e mbylli shkollat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë Kurti për keq-menaxhim të pandemisë dhe keq-administrim të të pandemisë.  

Në seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor Kryetari  PDK-së, Krasniqi tha se kryeministri Kurti refuzoi bashkëpunimin me partitë opozitare.

Krasniqi tha se po ashtu se Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për t’i mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet

“Kam besuar dhe besoj e përballë kësaj gjendje do të duhej të ishim një front I përbashkët për tej politik. Por, kryeministri Kurti refuzoi një angazhim të tillë të përbashkët, nuk kishte as vëmendje, as përgjigje e as iniciativë, ndërsa numri i vdekjeve rritje e bëhej treshifror cdo javë. Përballë këtij refuzimi e mos reflektimi në këto rrethana gjërave dua t’ua vëm ermrat e tyrë përkatës. Ishte keqmenaxhimi I qeverisë shkaku që prodhoi këto pasoja, ishte keq administrimi I qeverisë shkaku që jemi ndër të fundit në Evropë në procesin e vaksnimit, ndërsa hedhin vaksina që iu skadon afati pa i administruar. Ishte keqplanifikimi I kësaj qeverie që ka lënë qindra profesionist shëndetësor të paangazhuar dhe të pambështetur në ditët më të ngarkuara të punës së tyre, dhe paasnjë dyshim ishte lexim I gabuar I krekt rrtahanave paralajmëruse rreth rrezikut të variantit “Delta” pikërisht në kohën kur kjo qeveri e kishte lëshuar për toke obligimin për ta menaxhuar rrezikun e përhapjes së këtij variant, sepse qeveria I hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na I mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet. Pra, përgjegjësia për këtë gjendje I takon vetëm kësaj qeverie”, tha ai.


Më tej Krasniqi tha se edhe sot duhet një front I përbashkët për t’ia lehtësuar qytetarëve ballafaqimin me pandeminë Covid-19.

Ndonëse  numri i të vdekjeve dhe të infektuarve ka nis të bie, Krasniqi tha nuk ka asnjë garaci që gjendja nuk mund të rëndohet përsëri më vonë.

Kreu i PDK-së para deputetëve ka kërkuar nga Qeveria të mos bëj fushatë politike, në prag të zgjedhjeve lokale.

“Kur jemi te qytetarët ata më 17 tetor do të vendosin për qeveritë e tyre lokale, është e domosdoshme që ata të kenë mundësi të zgjedhin e të përcaktohen mirëfilli për kandidatët për të cilët besojnë se do ti përgjigjen nevojave të tyre. Është mirë që fushata t’u lihet kandiatatëve, atyre që u takon përgjegjësia e llogaridhënia para qytetarëve të komunave të Kosovës. Dhe është mirë temat e politikës qendrore t’iu japim përparësi temave të politikës lokale në katër javët e ardhshme ashtu që fokusi I këtyre zgjedhjeve vërtet të jenë qytetarët dhe intere4sat e tyre. Detyrat tona këtu në kuvend por sidomos në Qeveri në radhë të parë duhet të jenë të fokusuara në parandalimin e mëtejme të përhapjes së dëmit të pandemisë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.