​Krasniqi ngushëllon familjen Veseli: Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë

​Krasniqi ngushëllon familjen Veseli: Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të partisë, Kadri Veselit, Ajshe Veselit. Ai ka thënë se me dhimbje morën lajmin për vdekjen e nënës Ajshe.

Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se bashkë me subjektin që e drejton i bashkohen dhimbjes së familjes Veseli dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta për ta.

Ai ka përmendur sakrificat e Ajshe Veselit, pë rtë cilën tha se i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj.


“Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe. Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.

Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.