​KQZ emëron rreth 250 anëtarë të KKZ-ve, kërkohet të kompletohet përbërja e këtij institucioni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar rreth 250 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komuna të Kosovës, ndërsa në mbledhje e sotme është kërkuar që sa më parë të kompletohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe me dy anëtarët tjerë.

Me të filluar mbledhja e sotme të KQZ-së, Arianit Elshani nga PDK ka kërkuar që institucionet përgjegjëse sa më shpejt të kompletojnë Komisionin Qendror Zgjedhor me gjithë anëtarët e saj. Sipas tij nëse kjo nuk ndodh vendimmarrja në këtë institucion nuk do ketë gjithëpërfshirje të të gjitha grupeve parlamentare.

Kam një kërkesë që i drejtohet realisht institucioneve tjera lidhur me dekretimin e dy anëtarëve të KQZ-së pa të cilës KQZ-ja vazhdon tash e dy muaj të jetë jo funksionale në plotëni duke pasur mungesë të atyre dy anëtarëve në Këshillat e brendshëm që i kemi dhe në KQZ. Ne e dimë që para një procesi zgjedhor të zgjedhjeve lokale që po organizohet është shumë e rëndësishme që të kemi përfaqësimin e gjitha atyre grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe mendoj që edhe ju kryesues por ne si anëtar është mirë t’i ftojmë organet përgjegjëse Gjykatën Kushtetuese dhe presidencën që sa më shpejt të trajtohet kjo çështje që është në interes të KQZ-së dhe në interes të mbarëvajtje të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Disa prej  vendime të rëndësishme  realisht në KQZ kërkojnë 2/3 dhe në mungesë të dy anëtarëve të KQZ-së do jetë e vështirë edhe vendimmarrja dhe nuk do kemi  gjithpërfshirje të të gjitha atyre grupeve parlamentare”, tha Elshani.

Yll Buleshkaj, nga Zyra e Certifikimit të partive politike në KQZ-së tha se sot kanë pranuar kërkesën e parë të koalicion që përbëhet nga koalicioni “Vakat”, derisa tregoi se edhe të premten e kaluar kanë pranuar aplikimin për certifikim të partisë politike “Vatra”.

“Po merremi me kërkesa nga partitë politike për t’i sqaruar procedurat për koalicione parazgjedhore sepse ka shumë iniciativa në nivel lokal por jo edhe qendror. Po ashtu kemi pasur kërkesa nga partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare nëse KQZ do e bëjë verifikimin e njëjtë të kandidatëve ashtu siç bëhet verifikimi edhe për zgjedhjet e përgjithshme ka qenë edhe një pyetje specifike se cila do jetë data që do llogaritet tri vite më herët për kërkesat që ndërlidhen nenën 29 të këtij ligji. Kemi filluar të pranojmë aplikacionet për certifikim të premten më 25 qershor kemi pranuar kërkesën e parë politike nga Partia politike ‘Vatra’, ndërkohë e kemi shqyrtuar dokumentacionin dhe e kemi dërguar nevojat për plotësim. Sot kemi pranuar edhe kërkesën e parë për koalicion që përbëhet nga koalicioni ‘Vakat’ i cili lidh partinë politike Demokraska Stranka Boshnjaka dhe Demokraska Stranka Vatana”, theksoi ai.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi ka thënë se procesi i verifikimit të kandidatëve është skandalizuar nga KQZ-ja , prandaj kërkoi të di se si do bëhet verifikimi në këtë proces zgjedhor.

“Prej këndvështrimit tim është skandalizuar procesi i verifikimit të kandidatëve, është skandalizuar me veprimet e Zyrës dhe KQZ-së si tërësi, prandaj ju keni thënë se këto do verifikohen sipas vendimit të gjykatës Supreme megjithatë konsideroj që ne duhet me ditë që procesi i verifikimit ose do jetë i ngjashëm me ata të zhvilluar herën e kaluar që nënkupton fillimisht verifikohen i kërkohet subjekteve politike me i zëvendësua dhe prapë rekomandohet të njëjtit për certifikimit që sipas meje kanë qenë veprimet skajshmërish në kundërshtim me ligjin  apo do zhvillohet në formën se si e parasheh ligji…Cilët do jenë hapat për verifikim për të cilin ju keni thënë se do zhvillohet sipas vendimit të Gjykatës Supreme”, u shpreh Dushi.


Në përgjigjen e tij Yll Buleshkaj nga ZRPP, tha se procesi i verifikimit të kandidatëve do bëhet sikurse në zgjedhjet e kaluara.

“Procesi i verifikimit nëse e keni përcjell me vëmendje planin operacional e sheh të gjitha hapat që do ndiqen në verifikim[…]Nuk ka ndryshuar diçka nga zgjedhjet e kaluara verifikimi do bëhet i njëjtë sikurse në herën e kaluar hapat do jenë të njëjtë sepse KQZ nuk ka vendosur ndryshime”, tha ai.

Kryesuesi i Këshillit Operacion Zgjedhor, Alim Rama tha se Komisionet Komunale Zgjedhore do kenë nga gjithsej 7 anëtarë duke respektuar edhe pjesëmarrjen e komuniteteve.

Rama tha se tashmë kanë mbetur edhe 22 vende të lira pasi që 6 prej këtyre kanë qenë ndesh me ligjin dhe iu është refuzuar e drejta për të qenë anëtar në KKZ, dhe 16 vende të tjera janë të lira për OJQ-të.

“Përbërja e anëtarëve të KKZ-ve ka ma qenë maksimum 7, por i lejohet KQZ të aprovoj edhe më shumë 6 anëtarë të KQZ dhe zyrtari i lartë që është automatikisht kryesues[…] Këtu janë 245 emrat, në fjalë ka pasur disa ndryshime një vendim për të bërë anëtarët për të krijuar numrin tek i anëtarëve nga Këshilli për operacione zgjedhore e kemi nga Sekretariati që t’i kontaktoj edhe OJQ-të aktive nëpër aktive[…]6 zëvendësime kërkohet për shkaqe ligjore obligohet sekretariati me dërgua vendim pse ato refuzohen dhe 16 janë të lira për organizatat jo qeveritare ”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianti Elshani tha se emërimin e anëtarëve të KKZ-ve janë respektuar ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullorja. Ndërsa, kërkoi që sekretariati që t’i njoftoj me shkrim subjektet politike për refuzimin e nominimeve.

“Mund të ketë edhe ankesa nga subjektet politike mirëpo ne jemi munduar por kemi respektuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe kjo  përbërje është konform ligjit dhe ftesat nga drejtori i zyrës për terren kanë shkuar  në drejtim të subjekteve politike në përputhje me ligjin dhe rregullore, ndërsa ne si Këshill  për Operacione Zgjedhor jemi munduar që t’i përfshijmë veçmas në përbërje  të radhëve nga komunitete që t’i përfshijmë  maksimalisht s ana lejon ligji dhe mendoj se kjo përbërje është e kënaqshme në nivel të përfaqësimit  duke respektuar të gjitha dispozita ligjore. Ndërsa lidhur me anëtarët e KKZ-ëve që janë të evidentuar që janë të dënuar për vepra penale kërkoj nga sekretariati këtë rast që të ndërmerr masa siç jemi të obliguar që çdo vendim lidhur me  refuzim të nominimit të kthehet në përgjigje me shkrim”, theksoi Elshani.

Kryeshefi i sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj tha se janë  duke u përgatitur edhe për periudhën e shërbimit votues e cila fillon më 10 korrik.

Lexo edhe

Video

error: