​KosovaPress nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Anadoly Agency

​KosovaPress nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Anadoly Agency

Agjencia e lajmeve KosovaPress në vazhdën e bashkëpunimit me të gjitha agjencitë botërore të lajmeve, ka nënshkruar marrëveshje edhe me Agjencinë e lajmeve Anadolu Agency. Marrëveshja i mundëson agjencive të shkëmbejnë disa përmbajtje vizuale, lajme, foto dhe video.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Anadoly Agency, Serdar Karagoz si dhe drejtoresha e përgjithshme e KosovaPress, Suzana Hashani Rakovica.

Marrëveshja obligon palët që të shkëmbejnë njëra-tjetrës përvojën dhe asistencën teknike përmes kontakteve dhe do të bashkëpunojnë ngushtë për ndjekjen e lajmeve dhe dhënien e informacionit për vizita e ndërsjella të liderëve dhe delegacioneve zyrtare të të dyja vendeve.


Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në margjinat e Forumit të parë Mjedisor në Turqi të organizuar nga Anadolu Agency e në të cilën është duke marrë pjesë edhe Agjencia e lajmeve KosovaPress.

Të njëjtën marrëveshje bashkëpunimi, Anadolu Agency nënshkroi edhe me agjencitë e lajmeve të Bullgarisë (BTA), Belgjikës (BELGA), Kroacisë (HINA) dhe Zimbabve (Neë Ziana).

Anadolu Agency ka prezencë në më shumë se 100 vende dhe ofron lajme dhe përmbajtje dixhitale për mijëra abonentë të saj në 13 gjuhë.

Agjencia e lajmeve KosovaPress, pjesë e rrjetit ballkanik të agjencive të lajmeve ABNA-SEE, si dhe anëtare me të drejta të plota në rrjetin e agjencive të lajmeve evropiane EANA, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa agjenci lajmesh. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.