Për herë të parë, Agjencia e Lajmeve KosovaPress merr pjesë në Panairin më të madh Ndërkombëtar në Tiranë. Organizuar nga Klik Ekspo Group, në stendën e KosovaPress, po prezantohet historiku, puna, shërbimet, duke u shoqëruar edhe me udhëzues me vendet më interesante që mund të vizitohen në Kosovë.
Që nga mbrëmë të shumtë janë vizitorët, artistë, biznese, gazetarë që janë njoftuar për punën e më shumë se dy dekadave të agjencisë.

“Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”, është një mundësi e mirë për të prezantuar punën e agjencisë dhe shërbimet që ajo ofron, thotë drejtoresha Suzana Hashani-Rakovica .
“Për KosovaPress mendoj që është një vlerë shumë e madhe, por edhe për zhvillimet që KosovaPress është duke i bërë për hapjen në rajon, duke përfshirë edhe me shërbimet që i kemi tashmë në gjuhën angleze dhe në gjuhën serbe. Për ne kuptohet është shumë më e mirë, që të jemi pranë edhe në aspektin ekonomik edhe atë të biznesit. Sepse përveç shkrimeve kemi edhe bashkëpunime me biznese ose për marketing, shitje të produkteve”, thekson ajo.

Në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve ku është vendosur stenda e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress që nga mëngjesi kanë ndaluar shumë vizitorë.
“Meqë është hera e parë edhe shumë qytetarë, po ashtu edhe nga informacionet nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nga biznese të ndryshme të gjithë te cilët kanë ndaluar këtu, pyetjen e parë e kanë bërë ‘Çfarë bën KosovaPress-i?’. Për këtë arsyeje mendoj që është shume e mirë që jemi këtu pjesëmarrës, të paktën t’i informojmë edhe qytetarët të shumtë, përveç mediave dhe bizneseve që e njohin KosovaPress-in, kanë mundësi edhe deputetët po ashtu që kanë marrë shumë informacione dje. Të cilëve ju kemi prezantuar edhe produktet edhe të gjithë e kanë pëlqyer punën e KosovaPress-it”, shton ajo në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar në Tiranë.
Në tri katet ku po prezantohen produkte të shume bizneseve po përfaqësohen me flamuj të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe vende të tjera në botës.

Megjithatë, udhëheqësja e agjencisë së parë të lajmeve në Kosovë thekson se bizneset nga Kosova janë të pakta në këtë panair.
“Sa i përket shërbimeve, të gjitha bizneset këtu, qoftë edhe për mediat, është një mundësi shumë e mirë për t’i zgjeruar bashkëpunimet në të ardhmen. Na krijohet një hapësirë më e madhe gjeografike që ne të jemi me të pranishëm në secilin vend. Secili medium apo biznes synon të jetë më lartë jo vetëm në vendin e vet me shërbime të tyre. Është mundësi shumë e mirë sa i përket kontakteve edhe t’i prezantojnë shërbimet secili prej tyre. Një vërejtje për bizneset e Kosovës, janë shumë të paktë në pjesëmarrje. Mendoj që duhet të jepet maksimumin me qenë sa më shumë pjesëmarrës, që të mos dominojnë vendet e tjera si janë duke dominuar sot këtu”, deklaron Hashani-Rakovica.

KosovaPress është sponsor medial në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë. Po ashtu, KosovaPress është edhe pjesëmarrëse në panairin e organizuar nga Klik Ekspo Group.
8 Comments
Komentet janë të mbyllura.