​Kosova u19 mposht Shqipërinë u19 në ndeshjen e parë miqësore

​Kosova u19 mposht Shqipërinë u19 në ndeshjen e parë miqësore

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U19.

Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” pasditen e sotme u mbyll me rezultat 1:0, në të mirë të Dardanëve të drejtuar nga Ramiz Krasniqi.


 Golin e fitores për Kosovën U19 e realizoi kapiteni Lonard Shala, nga penalltia në pjesën e dytë.

Në përgjithësi paraqitja e djelmoshave tanë ishte e mirë, teksa në fund ajo u shpërblye edhe me fitore.

Miqësoren e radhës këto dy ekipe do ta zhvillojnë të premten, derisa këto përballje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve të dy kombëtareve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022, të cilat zhvillohen në tetor. Kosova bën pjesë në grup me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Lexo edhe

Video

error: