Iniciativa e Re Sociale në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe Qendrës për Iniciativa Sociale, në kuadër të projektit “ThuajDiçka/ReciNeshto”
Në këtë prezantim të mekanizmave online, u tha se Kosova ka legjislacion të mirë të gjuhës por që sfidë mbetet implementimi.
Drejtori i programit në Iniciativën e Re Shoqërore, Milosh Milovanoviq ka prezantuar mekanizmat online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore në nivel lokal dhe qendror.
“Ky formular në bashkëpunim me zyrën e mësimit të gjuhëve duhet të inkorporohet që sa më lehtë qytetarët që të mund të qasen. Në atë moment kur qytetari e plotëson formularin, automatikisht institucionet që e kanë lajmëruar rastin dhe në mënyrë të përbashkët do të merren me rastin që është lajmëruar nga qytetari”, ka thënë ai.
Komisioneri për gjuhët nga Zyra e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviq ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga vet të punësuarit në Administratën Publike.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u shpreh se është me rendësi që të eksplorohen gjuhët e njëri-tjetrit.
Edhe zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Peter Van Bloemen tha se duhet të promovohen gjuhët brenda vendit.
E shefja e misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion në Kosovë (IOM), Anna Rostocka tha se çështja e gjuhëve ka ndikim në të drejtat fundamentale.



