​Koronavirusi paralizon edhe sektorin e ndërtimtarisë

​Koronavirusi paralizon edhe sektorin e ndërtimtarisë

Pas shfaqjes së Covid-19 edhe në Kosovë, puna e bizneseve pothuajse është paralizua në shumë sektorë.

Edhe pse me masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nuk është ndalua që të ushtrojnë veprimtarinë ndërtuesit e banimit të lartë, por punëtorët e këtij sektori janë në panik dhe nuk janë të gatshëm të punojnë në këtë situatë.

Pronari i firmës ndërtimore “Baruti Group”, Besart Baruti thotë për KosovaPress se që prej 13 marsit, asnjë zhvillim i punës nuk ka ndodhë në këtë firmë.

Baruti deklaron se prej paraqitjes së parë të koronavirusit edhe në Kosovës, kanë filluar edhe problemet në biznes, që mund të shkaktojë dëme të mëdha nga mos shkuarja në punë e këtyre punëtorëve që rrjedhimisht edhe nuk arrijnë t’i kryejnë punët e kontraktuara.

“Punëtorët kanë shprehur gatishmërinë me punua, por puna duke u zhvillua në panik edhe në stres. Për këtë arsye i kemi liruar krejt, dhe janë në pushim deri në një vendim tjetër. Ne të gjitha punët i kemi me kontraktues, edhe punëtorët e kontraktorëve po hezitojnë nga frika e përhapjes me të madhe të virusit, që po na shkakton edhe neve probleme në finalizimin e punëve tona që jemi tash. Dëmet momentalisht nuk janë shumë të mëdha, sepse vetëm sa ka filluar kjo gjendje. Por, nëse vazhdon me zgjatë me muaj të tërë, dëmet kanë me qenë evidente. Një arsye edhe më e madhe është se një imput të madh në ekonominë e Kosovës e jep edhe diaspora jonë, që në këtë sezon nuk mundemi me llogaritë në ta, sepse pandemia është shfaqur edhe në shtetet e tyre(ku janë bashkatdhetarët)”, thotë Baruti.


Ai po ashtu thotë se ende nuk i kanë paraqit shqetësimet e tyre tek institucionet e përkatëse të Kosovës, por beson se brenda kësaj jave, këto probleme do të adresohen së bashku me Odën e Afarizmit të Kosovës në melanizmat përkatës.

“Me vendim të qeverisë puna në ndërtim nuk është ndërprerë, por në këtë situatë nuk po munden me punua. Ne jemi të varur komplet prej nënkontraktorëve. Edhe punëtorët e nënkontraktorëve në momentin që nuk janë të gatshëm me ardhur në punë, me zor askënd nuk mundesh me pru. A e keni ngritë këtë shqetësim tek Inspektorati i Punës? Jo, ende jo. Kemi me kërkuar në mënyrë institucionale, nuk mundemi veç e veç secili me ngritë shqetësimet, por duhet me u bërë bashkë të gjithë dhe me i shfaq shqetësimet tona”, thotë Baruti.

Ai në fund tha se tash po presin nga ATK-ja që afatet për pagesat e tatimeve të zgjaten, teksa pati edhe një porosi drejtuesit e shtetit.

“Tash po presim ndihmën prej ATK-së. E dimë që shteti ynë nuk e ka buxhetin e Gjermanisë dhe të Amerikës për me i stimulua bizneset, por në kuadër të mundësive tona, edhe shteti ynë me i ndihmuar bizneset. Pasojat, nëse zgjatë kjo gjendje, kanë me qenë shumë të mëdha për ekonomi, komplet, jo vetëm biznesin tonë, por për të gjitha veprimtaritë”, deklaron ai.

Pronari i firmës ndërtimore, “Baruti Group”, thotë se është mirëseardhur vendimi i BQK-së për kredi marrësit deri më 30 prill, por ka kërkuar kjo masë të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë, nëse zgjatë kjo gjendje me Covid-19.

Lexo edhe

Video

error: