​Konjufca për situatën në veri: Po keqkuptohemi, deklaratat e Blinken gjë e keqe

Kryekuvendari Glauk Konjufca deklaroi e ndërkombëtarët janë duke i keqkuptuar institucionet e Kosovës në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai e vlerësoi negative faktin që Kosova është pezulluar nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe ‘23”, ndërsa edhe deklaratat e sekretarit amerikan Antoni Blinken i cilësoi “të këqija” për Kosovën. Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Në konferencën pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se janë të brengosur me situatën në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ku protestues serbë duan që kryetarët e zgjedhur më 23 prill të mos shkojnë në objekte komunale dhe të tërhiqet Policia e Kosovës.

Konjufca deklaroi se atje problemi po fillon edhe po përfundon me grupet e armatosura të rrezikshme të cilat po sfidojnë shtetin dhe sulmojnë zyrtarë policorë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Sot (e mërkurë) numër më i madh i protestuesve sesa dje janë tubuar afër ndërtesës së Komunës në Zveçan.


Mediat janë duke u penguar vazhdimisht nga grupe të caktuara në protestë ndërsa edhe automjetet e disa mediave janë thyer dhe u janë shpuar gomat, raporton KosovaPress.

Ndryshe nga ditët e tjera, përfaqësues të Listës Serbe nuk vërehen deri më tani në mesin e protestuesve.

KosovaPress ka raportuar më herët se edhe në Zubin Potok sot (e mërkurë) ka numër më të madh të protestuesve që kanë dalë për të kundërshtuar, sipas tyre, kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ndryshe, serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Lexo edhe

Video

3 Comments

  • […] ​Konjufca për situatën në veri: Po keqkuptohemi, deklaratat e Blinken gjë e keqe Lajçak për situatën në veri: Nëse kriza nuk përfundon, të gjithë humbasin Blinken: Të ulen tensionet në veri, palët t’i kthehen dialogut Gashi: Sanksionet janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën Kurti: Po përpiqemi të gjejmë një rrugëdalje për situatën në veri […]

  • […] ​Konjufca për situatën në veri: Po keqkuptohemi, deklaratat e Blinken gjë e keqe Lajçak për situatën në veri: Nëse kriza nuk përfundon, të gjithë humbasin Blinken: Të ulen tensionet në veri, palët t’i kthehen dialogut Gashi: Sanksionet janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën Kurti: Po përpiqemi të gjejmë një rrugëdalje për situatën në veri […]

  • […] ​Konjufca për situatën në veri: Po keqkuptohemi, deklaratat e Blinken gjë e keqe […]

Komentet janë të mbyllura.