​Konjufca për rastin e ambasadorit Berishaj: Duhet të jemi të kujdesshëm

​Konjufca për rastin e ambasadorit Berishaj: Duhet të jemi të kujdesshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë intervistës së tij në RTK ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në vepra të paligjshme korruptive.


“Unë mendoj se sa i përket dorëheqjes morale, i përket vetëm individit, por sa i përket masave të shtetit, duhet të jemi pak të kujdesshëm. E para kjo ndodhur në formë të pretendimi të një mediumi për këtë skandal, 48 orë para votimeve në Slloveni. Nëse ka diçka bazë dhe është e vërtetë, ministrja Gërvalla menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë atë, por nëse e bënë këtë pa verifikime, atëherë dëmi është më i madh”, tha Konjufca.

Ambasadori Berishaj, i dyshuar për përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni, ka mohuar të gjitha akuzat në lidhje me atë se çfarë kanë publikuar mediat sllovene. 

Lexo edhe

Video