​Konjufca: Kosova është shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike

​Konjufca: Kosova është shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike

Me rastin e 23 prillit – Festës Kombëtare të Turqve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takime të ndara, një delegacion të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), të prirë nga kryetari njëherësh dhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe kreun e partisë Lëvizja Novatore Turke (YTHP) Ertan Simitci  me bashkëpunëtorët.

Kryetari Konjufca ka uruar për festën qytetarët e komunitetit turk, duke i falënderuar për kontributin e çmuar në shtetndërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të Kosovës, thuhet në komunikatën për media.


“Ai tha se shteti ynë është shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe vlerësoi lart rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, përveç pasurimit të diversitetit kulturor, janë edhe ura lidhëse në raportet bilaterale mes shteteve tona mike”, ka thënë Konjufca.

Lexo edhe

Video