​Konjufca kërkon të raportojë për riatdhesimin e qytetarëve, komisioni insiston në drejtorin e MPJ-së

​Konjufca kërkon të raportojë për riatdhesimin e qytetarëve, komisioni insiston në drejtorin e MPJ-së

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë të premten është mbledhur për të diskutuar për riatdhesimin e qytetarëve gjatë situatës pandemike. Aty përkundër kërkesës të ministrit në detyrë, Glauk Konjufca për të raportuar, komisioni ka kërkuar që para tyre të raportojë drejtori i Përgjithshëm në MPJD, Albert Prenkaj. Deri më tash në Kosovë u tha se janë riatdhesuar mbi 2500 persona.

Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj tha se ministria i ka dërguar komisionit një raport sipërfaqësor statistikor.

“U vendos që një kërkesë e tillë t’i adresohet prapë drejtorit të përgjithshëm. Ai e ka obligim ligjor që të vijë të raportojë para deputetëve. Ne nuk e kuptojmë arsyen pse nuk është përgjigjur. Në shkresën që na është drejtuar na është thënë që drejtori nuk do të vijë për të raportuar, por ministri në detyrë është në gjendje që të vijë para deputetëve. Por ju i dini procedurat, ministri nuk mund të vjen para deputetëve të komisionit”, tha ai.

Ndërsa deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli tha se riatdhesimi i personave në Kosovë ka shkuar në përputhje me situatën shëndetësore që e kanë pasur.


“Riatdhesimi ka shkuar në përputhje me situatën e këtyre personave. Ata që kanë shkuar për shërim jashtë vendit nuk kanë pasur mundësi ku të strehohen pas shërimit. Nuk kanë pasur mbështetje nga shteti ku kanë qëndruar, atëherë ata kanë qenë prioritet i ministrisë dhe ambasadave që të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që është e mundur. Deri më tani janë mbi 2500 persona në Kosovë duke ndjekur të gjitha procedurat jo vetëm të Kosovës, por edhe shteteve të tjera”, tha ajo.

Ajo tha se deputetët e opozitës kanë qëllim primar të mbulojnë punën e mirë të qeverisë në detyrë, Kurti.

“Deputetë të opozitës kanë qëllim primar dhe të vetmin që të mbulojnë punën e mirë të qeverisë që po bëhet. Të tentojnë të gjejnë zbrazësia, por edhe të ndryshojnë statistikat dhe numrat në atë duke dezinformuar qytetarët për të bërë që puna e qeverisë nuk po bëhet ashtu siç duhet”, tha ajo.

Pacolli mes tjerash theksoi se numri i të kthyer është bërë në përputhje me kapacitetet në Kosovë.

Lexo edhe

error: