​Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq

​Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.


Si bëhet e ditur, në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. I gjithë aksioni është zhvilluar dhe ka përfunduar pa incidente.

“Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, përfundoi Sveçla. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.