​Konfirmohet, Lajçak dhe Escobar vijnë të hënën

​Konfirmohet, Lajçak dhe Escobar vijnë të hënën

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën.

Kjo është konfirmuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, që shton se atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS) Gabriel Escobar.


Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.