Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, kanë deklaruar të enjten se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, për çka kanë thënë se duhet të punohet sa më shpejt dhe sa më shumë.
Pisonero në një konferencë për media deklaroi se KE është duke dhënë gjithë mbështetjen për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën e integrimit.
Se KE qëndron prapa procesit të zgjerimit e tha edhe Eric Mamer.