​Komisioni për shëndetësi ofron mbështetje për Klinikën e Onkologjisë

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vizituan sot Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast ofruan edhe mbështetjen e tyre për këtë Klinikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të muajit tetor, i cili konsiderohet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit për çka drejtues të kësaj Klinike së Onkologjisë than se janë mirë të furnizuar me barna për menaxhimin e kësaj sëmundje.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku shprehu mbështetjen për punëtorët shëndetësor dhe pacientët në Klinikën e Onkologjisë.

Ajo tha se kjo klinik ka nevojë për specialistë dhe staf infermieror shtesë.

“Ne jemi këtu që tu mbështesim sepse pastaj ju jeni shumë më të gatshëm për të dal në përgjigje për ata qytetarë  që trajtohen në këtë Klinik, ne i morëm ato prej kërkesave që janë më emergjente sepse siç e dini në fund të vitit ne do ta votojmë edhe buxhetin Kuvendi i Kosovës, dhe ishim  të interesuam se çka mund të bëjmë ne si deputet se pa financim të qëndrueshëm as shëndetësi të qëndrueshme nuk ka, ajo çfarë kuptuam nevoja për specialistë shtesë dhe në rend të parë për staf të mesëm për infermierë sepse kemi aparatura por ende nuk kemi staf të mjaftueshëm në këtë klinik”, theksoi Kollçaku.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se sensibilizimi që ka bërë edhe Klinika e Onkologjisë por edhe ata si politikbërës ka ndikuar në vetëdijësimin e qytetarëve për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjiri.

 Haxhiu hodhi kritika për rënie të furnizimit me barna nga lista esenciale për Klinikën e Onkologjisë, duke shtuar se për këtë nuk janë fajtor mjekët por ndryshimet që kanë ndodh në staf të QKUK-s dhe ministri së Shëndetësisë.


“Jemi dëshmitar që këtë vit ka pasur probleme në Klinikën e Onkologjisë ato probleme të cilat kanë qenë për shkak të vërshimeve që kanë shkaktuar për një kohë listat e pritjes për pacientë për radioterapi dhe bridterapi mirëpo shkohet kah ajo që të ofrohet sa më shumë dhe të përmirësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe normalisht çdo herë është shqetësues mungesa e barnave në veçanti kur kemi të bëjmë me pacientë oknologjik, dhe këtu nuk ka dilema se sa duhet me qenë furnizimi me listë esencial në vitet e fundit ka qenë deri në 90%, këtë vit kjo ka ra në 70|% ndoshta edhe situata të cilat kanë qenë me ndryshimet me stafin në QKUK dhe ministrinë e Shëndetësisë kanë ndikuar që të ketë dhe aspak nuk janë fajtor mjekët” , theksoi Haxhiu.

E ushtruesja e detyrës së udhëheqësit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi tha se janë në rrugë të mbarë për ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore në ShSKUK.

Zejnullahu-Raçi derisa ka pranuar se ka mungesë të disa barnave në Klinikën e Onkologjisë, por që theksoi se aktualisht gjendja po stabilizohet.

“Jemi në rrugë të mbarë që jo vetëm onkologjinë por edhe klinikat tjera dal nga dal të të ngrihet niveli i shërbimi shëndetësor aty ku dëshirojmë ne ku edhe më shumë pacientët duan të jenë… Ka pas periudha në barna të caktuar barnat që janë të personalizuara apo target është evidente dhe këtë nuk e kemi fshehur por tani kemi me sigurimin e buxhetit kemi filluar me liferim dhe shpresoj dhe na ka premtuar qeveria të na bëjë një buxhet shtesë që deri 3 mujori i katërt të mbulohet plotësisht  edhe për pacientë onkologjikë. Keni parasysh se ka vonesa të caktuara sepse me atë buxhet duhet të furnizojmë edhe me pacientë kirurgjik edhe pacientë të tjerë. Tash dje dhe sot… është bërë leferimi i një pjese të mirë të barnave”, tha ajo.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi teksa ka falënderuar deputetët që gjithmonë kanë qenë zëri i tyre për avancimin e shërbimeve në këtë klinikë, tha se janë futur në binarë për menaxhim të kancerit të gjirit sa i takon furnizimit me barna.

“Premtuam përkrahje për ato që kishim kërkesat tona për avancimin të shërbimeve  edhe në repartin e kimios dhe të radios… Për neve nuk dallon shumë muaji tetor nga muajt e tjerë por është muaj i fokusuar në ndërgjegjësim për kancer të gjirit dhe sa i përket barnave kemi pasur  ngecje diçka por tash jemi futur në binar sidomos për menaxhimin e kancerit të gjirit dhe një sasi që e kishim në mungesë të target terapisë e morëm para dy dite do të furnizohemi prapë  sipas njoftimeve që kemi dhe mendoj se brenda muajit do të stabilizohemi në këtë drejtim”, theksoi Bislimi.

Ndryshe, muaji tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Lexo edhe

Video