​Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave triumfon ndaj Armenisë

​Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave triumfon ndaj Armenisë

Shumë raste të humbura për një fitore minimale, por gjithsesi të vlefshme të vashave të Kosovës përballë Armenisë, që në këtë ndeshje me tërë arsenalin e tyre e dëshironin fitoren.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në mbizotërim të vashave të Kosovës, krijuan disa raste por që nuk i kurorëzuan dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0. Edhe pjesa e dytë ka nisur me lojë më të mirë nga ana e futbollisteve tona si dhe me humbje të rasteve.


Por, kur po zhvillohej minuta e 87-të erdhi goli i shumëpritur. Një gjuajtje nga këndi i majtë i portës mysafire, të cilën e ekzekutojë Donjeta Halilaj, kurse brenda zonës më së miri u gjend Liridonë Syla, e cila shënoi për rezultatin 0:1 dhe kështu Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023”.

“Ishte një ndeshje shumë më e vështirë se sa e kemi pritur. Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë shpërdoruam shumë raste. Armenet u treguan shumë të forta dhe të vështira për t’u mundur. Megjithatë në fund vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë që janë shumë të vlefshme për neve në vazhdimin e kualifikimeve”, tha pas ndeshje përzgjedhësja e Kosovës Afërditë Fazlija.

Lexo edhe

Video

error: