​Komandant Malisheva lirohet nga Spitali i Shkupit

​Komandant Malisheva lirohet nga Spitali i Shkupit

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është liruar nga Spitali i Shkupit pas një sulmi kardiak ku iu desh intervenimi dhe vendosja e stendave. Lajmi është bërë i ditur nga vet Komandant Malisheva që ka falënderuar të gjithë për kujdesin ndaj tij.


“Ju faleminderit të gjithëve në këto momente që jeni gjend afër meje shpirtërisht dhe e munda infarktin. Falënderimi i takon Zotit, por edhe stafit te Kardiologjisë në Shkup”, shkroi ai në rrjete sociale.

Komandant Malisheva tashmë është rikthyer në burgun e Idrizovës, ku po mbahen së bashku me anëtarët e tjerë të atij që njihet si Grupi i Kumanovës. 

Lexo edhe

Video