Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Koeman nervozohet me Di Marian për komentet mbi të ardhmen e Leo Messit

​Koeman nervozohet me Di Marian për komentet mbi të ardhmen e Leo Messit

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman e ka kritikuar ashpër yllin e Paris Saint Germain, Angel Di Marian për komentet e tij “të pamatura dhe dashakeqe” në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit.

Pas fitores së fundit të PSG-së në kampionat kundër Nines me rezultat 3-0, Di Maria u pyet mbi të ardhmen Messit i cili është lidhur shumë me PSG-në dhe deklaroi: “Po, po, le të shpresojmë. Ka shumë mundësi dhe gjërat po lëvizin”.


Këtyre komenteve të Di Marias iu është kundërpërgjigjur ashpër Ronald Koeman menjëherë pas fitores dramatike në Copa del Rey me rezultat 5 – 3 kundër Granadas të mërkurën, përcjell KosovaPress.

“Është totalisht mungesë respekti. Dikush po gabon shumë që po i thotë këto gjëra”, tha Koeman.

“Nuk është e drejtë. Është mos respekt ndaj Barcelonës për të folur për lojtarët tanë. Shumë njerëz në PSG po flasin për Leon i cili është i yni. Pastaj mos harroni që do të ballafaqoheni me PSG-në në Ligën e Kampionëve dhe kjo nuk është normale”, u shpreh në fund i nervozuar Koeman.

Lexo edhe

Video

error: