​Koeman mund të shkarkohet nëse nuk fiton sonte ndaj Granadës

​Koeman mund të shkarkohet nëse nuk fiton sonte ndaj Granadës

Barcelona mund të jetë e detyruar të bëjë ndryshime në stolin e skuadrës pasi Ronald Koeman nuk është duke dhënë rezultatet e pritura në këtë fillim të edicionit të ri të La Ligas.

Kulmi i pakënaqësisë me trajnerin holandez erdhi pas humbjes nga Bayerni në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Pas dy fitoreve dhe një barazimi në kampionat, “Blaugranët” sonte do të ballafaqohen me Granadën dhe vetëm fitorja është ajo që po e presin drejtuesit e gjigantit spanjoll.


Në rast të një dështimi, sipas “Goal.com”, drejtuesit e Barcelonës mund të vendosin për shkarkimin e Koemanit edhe pse ende nuk dihet se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Mediat e ndryshme kanë përmendur emrin e Xavi Hernandez si një mundësi konkrete, por që ende nuk ka pasur asnjë konfirmim në këtë drejtim.

Barcelona pësoi ndryshime drastike në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror duke larguar lojtarë si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Ndeshja Barcelona-Granada zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Lexo edhe

Video