​Koeman: Jemi afër nivelit të skuadrave të mëdha

​Koeman: Jemi afër nivelit të skuadrave të mëdha

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman tha se skuadra e tij nuk është inferiore ndaj Real Madridit, pavarësisht se humbi “El Clasicon” e katërt radhazi në “Camp Nou” të dielën.

Golat e David Alaba dhe Lucas Vazquez i siguruan tre pikët për Madridin në fitoren 2-1, me golin e parë të Sergio Agueros për Barçën që nuk vleu asgjë më shumë se një ngushëllim.

Koeman ende nuk e ka mundur Madridin në tre ndeshje që kur mori timonin e Barcelonës vitin e kaluar. Kjo humbje vjen pas humbjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich dhe Benficas, si dhe një humbje ndaj Atletico Madridit në La Liga, transmeton KosovaPress.

Sidoqoftë, trajneri holandez këmbëngul se ekipi i tij po i ofrohet nivelit të konkurencës me ekip të mëdha.


“Sigurisht që ne duhet të kërkojmë që t’i fitojmë këto ndeshje,” tha Koeman në një konferencë shtypi pas ndeshjes, duke pretenduar fjalët e tij në fillim të këtij sezoni se Barça nuk mund të pritet të konkurrojë në nivelin më të lartë.

“Në ndeshjen e sotme ne kemi treguar se nuk jemi inferiorë ndaj Madridit. Por në vend që të shkojmë 1-0 në epërsi, ne pësuam gol dhe kjo ka një efekt të madh në ndeshje. Por ne e kemi treguar pak nga pak se ne po përmirësohemi dhe jemi më afër fitores së ndeshjeve të mëdha “, tha Koeman.

“Ne ishim mirë në pjesën e parë,” shtoi Koeman. “Ne e kontrolluam lojën mirë dhe kishim një shans të madh për të kaluar në epërsi, por pastaj ata shënuan golin e parë dhe ishin më të qetë në pjesën e dytë|.

“Ata luajtën me forcat e tyre, duke pritur dhe duke u mbrojtur. Dhe ne nuk kishim ndonjë shans të madh për të barazuar rezultatin. Ju duhet të sulmoni dhe të rrezikoni, por ju e dini forcën e Madridit në lojën e kundërsulmeve.”, tha në fund Ronald Koeman.

Lexo edhe

Video

error: