​Klubi i futbollit Ferizaj bëhet me fushë të re

​Klubi i futbollit Ferizaj bëhet me fushë të re

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ishte në Ferizaj për të inauguruar fushën e stadiumit të FC Ferizaj, ku FFK ia ka dhuruar fushën me bari sintetik, fusha të cilat janë të destinuara për nevojat e klubeve dhe shkollave të futbollit nëpër regjione.


Presidentin Ademi e priti kryetari i klubit Lulzim Abazi si dhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Ferizaj, Afrim Haliti.Ademi përgëzoi punën organizative të këtij klubi dhe në veçanti LRF-në për angazhimin në këtë regjion, derisa u zotua se do t’iu qëndrojë afër regjioneve dhe klubeve për t’i ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm.

Ndërkaq, kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për këtë investim mëse të nevojshëm, po ashtu për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të realizuar çdo kërkesë të klubit FC Ferizaj.Edhe Afrim Haliti nga LRF falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për trajtimin e mirë të këtij regjioni në përgjithësi dhe përkrahjen sidomos në kohë pandemie dhe pohoi se presidenti Ademi gjithmonë do ta ketë përkrahjen e tij dhe të LRFF-së për punën që bënë në interes të futbollit kosovar në përgjithësi.

Lexo edhe

Video