​Klopp: Më thanë se ky rezultat nuk ka ndodhur kurrë në historinë e klubit

​Klopp: Më thanë se ky rezultat nuk ka ndodhur kurrë në historinë e klubit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i vetëdijshëm që fitorja me rezultat 5-0 ndaj Manchester United ishte një goditje e fortë, por ai ende nuk ka pasur mundësi të vlerësojë madhështinë e rezultatit.

“Nuk e kam menduar akoma. Është një ditë e mirë, një ditë vërtet e mirë. Asnjë ide, por nëse është një nga rezultatet më të mira është një gjë e madhe”, tha Klopp pas ndeshjes.


“Më thanë se nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. Ky grup gjithmonë dëshironte të shkruante kapitullin e tj, kështu që ky ishte një kapitull i vogël sonte. Njerëzit do të flasin për të në të ardhmen, 100 për qind sepse nuk ndodh shumë shpesh”, vazhdoi trajneri gjerman.

“Ne e pamë lojën dhe ishim me fat në dy ose tre situata në pjesën e parë kur United mund të kishte shënuar, ata duhet të kishin shënuar të parin, por kjo nuk e bën performancën tonë më të zbehtë”, tha Klopp në fund.

Liverpooli është në vendin e dytë në tabel me 21 pikë, kurse Manchester United në të shtatin me 14 pikë.

Lexo edhe

Video

error: