​Kjo është skuadra që siguroi hyrjen në Premier Ligë

​Kjo është skuadra që siguroi hyrjen në Premier Ligë

Bournemouth është rikthyer në Premierligë pasi ka shënuar fitoren 1-0 ndaj Nottingham Forestit të martën mbrëma.

Ndërsa ata hynë në lojë duke e ditur se tre pikët do të siguronin promovimin në elitën e futbollit anglez, ata ishin gjithashtu të vetëdijshëm se humbja do t’i jepte avantazhin kundërshtarëve të tyre, të cilët mund të lëviznin në nivel të barabartë pikësh dhe të kishin një diferencë golash më të mirë.


Megjithatë, pavarësisht se dy klubet ishin afër në renditje, Bournemouthi dominoi ndeshjen, veçanërisht në pjesën e dytë, përcjellë KosovaPress.

Forest tani do të zërë vendin e tyre në play-off, skuadra e Steve Cooper duhet të fitojë kundër Hull Cityt të shtunën për të garantuar pozitën e tretë.

Të hënën në mbrëmje, Fulhami u kurorëzua kampion i divizionit pasi mposhti Luton Toën me rezultatin 7-0.

Lexo edhe

Video