​Kjo është pozita e Shqipërisë në renditjen e re te FIFA-së

​Kjo është pozita e Shqipërisë në renditjen e re te FIFA-së

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, sot ka publikuar ranglistën e re të shteteve pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji.

Shqipëria nuk ka pasur lëvizje në këtë listë të re, as ulje e as ngritje, raporton KosovaPress.


Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 66-të, prapa Sllovenisë dhe mbi Malin e Zi.

Shqipëria zhvilloi tri ndeshje gjatë këtij muaji, dy në Ligën e Kombeve, ku barazoi 1-1 me Islandën dhe u mposht nga Izraeli me rezultat 2-1. Ndeshja e tretë ishte miqësorja me Estonin e cila përfundoi pa fitues dhe me rezultat 0-0.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.