Tashmë edhe Franca e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në listë është përfshirë edhe sulmuesi në top formë i Milanit Olivier Giroud që do të jetë aty së bashku me emra të mëdhenj si Mbappe e Benzema, transmeton KosovaPress.
Kjo është lista e plotë e Francës:
Portierët: Areola, Lloris, Mandanda;
Mbrojtësit: L. Hernandez, Theo Hernandez, Kimpembe, Koundé. Konaté, Pavard, Saliba, Upamecano, Varane;
Mesfushorët: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Rabiot, Tchouaméni, Veretout;
Sulmuesit: Benzema, Coman, Dembélé, Giroud, Griezmann, Mbappé, Nkunku.
