​KGJK dhe MCC lansojnë dy platforma që e bëjnë më transparente sistemin gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka bërë lansimin e Platformës së të Dhënave Online (ODP) dhe Mekanizmit për Përcjelljen e Lëndëve (CTM) i cili u financua  nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës.

Këto dy platforma synojnë të përmirësojë administrimin e drejtësisë në Kosovë dhe transparencën e institucioneve të sundimit të ligjit duke u ofruar qytetarëve të Kosovës qasje online në informatat gjyqësore, ku përmes Platformës së të Dhënave Online ofrohen  të dhëna statistikore nga sistemi i informacionit për menaxhimin e çështjeve, si dhe  Mekanizmi i përcjelljes së rasteve, ofrimin e informacioneve për rastin dhe veprimet procedurale brenda sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj u shpreh se këto dy platforma do të mundësojnë qasje qytetarëve në lëndët e tyre por edhe do të kthejnë besimin në sistemin gjyqësor.

Ai shtoi se këto dy platforma e bëjnë edhe më transparentë gjyqësorin.

“Këshilli Gjyqësor po merr reforma të brendshme për realizimin e misionit të drejtësisë me qytetarin në qendër  që një prej objektivave të rëndësishme është zhvillimi i platformave online që i mundësojnë qytetarit përcjelljen e punës së KGJ-së dhe gjykatave dhe aksesit shumë efikas dhe më të lehtë në këtë kontekst këto dy platforma  që po i përurojmë sot definitivisht e lehtësojnë  jetën e qytetarit dhe ne besojmë thellë se ka me kontribuua shumë edhe në besueshmërinë e publikut në gjyqësor dhe një prej objektivave të mëdha të KGj është hapja e gjyqësorit dhe komunikimi me qytetarin për çka kemi marr edhe iniciativa tjera… I kemi diku 200 mijë lëndë aktive, prandaj duhet me u kuptua se sa e rëndësishme është se çfarë përfshinë të qytetarëve do të keni gjithsesi se të dhënat e hapura dhe   ndërlidhja me institucionin definitivisht që ka me kontribuar zhvillimin e politikave zhvillimore që të zhvillohen në mënyrë shumë më objektive”, tha ai.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive e  MCC-së, Alice Albright tha se qeverisë kosovare i kanë ofruar mjete për tu ofruar qytetarëve më lehtë shërbime.


Albrigt duke vlerësuar përpjekjet e ekzekutivit kosovar për një qeverisje më transparente tha se dy platformat që po i lansojnë sot e rrisin transparencën në punën e gjyqësorit. 

“Llogaridhënia dhe transparenca është e rëndësishme dhe MCC ka kontribuar në këtë në të gjitha nivelet e qeverisë duke i dhënë qeverisë mjete për t’i dhënë më lehtë shërbime popullit e saj. Në kuadër të projektit për qeverisje transparente dhe llogaridhënies PAI është krijuar për të dhënë adresuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në sektor por perceptimet e pasakta për sundimin e ligjit në Kosovë duke vënë në dispozicion më shumë të dhëna për publikun dhe duke inkurajuar shoqërinë civile që ti përdorë ato. Programi zhvilloi dy platforma për të arritur këtë qëllim, platformën e të dhënave të hapura që do tu mundësojë qytetarëve të kërkojnë dhe filtrojnë të dhënat anonime për të gjitha lëndët në sistem gjyqësor përfshirë gjurmimin e gjëra e si koha mesatare për zgjidhjen e një lënde nga një gjyqtar i caktuar, trendin se sa lëndë ndiqen penalisht për krimet të veçanta. E dyta është mekanizmi për përcjelljen e lëndëve i cili do t’iu mundësojë individëve që kanë lëndë në gjykatë që të kyçen dhe të kenë qasje në informacione të përditësuara për statusin e lëndës se tyre”, tha ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Fondacioni të  Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi  u shpreh se përmes këtyre dy platformave po rritet transparenca e gjyqësorit në vend. 

“T’ia lehtësojmë qytetarit qasjen në rastet e veta dhe t’ia mundësojmë shoqërisë ta kupton se çka po ndodh në gjyqësor. Këtu rrugët na u takuan bashkë me KGJK sepse rritja e transparencës si synim i MFK dhe MÇ po arrihet me dy mjete, por këto janë vetëm dy mjete që menaxhohen nga njerëzit“, theksoi Selimi. 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e nderoi me mirënjohje drejtoreshën e MCC-së, Alice Albright për kontributin e dhënë për ngritjen e transparencës në këtë institucion, ndërsa po ashtu u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi.

Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright po qëndron në Kosovës me rastin e përmbylljes së projektit Pragu, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo është nderuar edhe me Çelësin e  Qytetit nga komuna e Vitisë.

Lexo edhe

Video