​KFOR dënon sulmet ndaj policëve në veri: Të gatshëm të ndihmojmë Policinë e Kosovës

​KFOR dënon sulmet ndaj policëve në veri: Të gatshëm të ndihmojmë Policinë e Kosovës

KFOR-i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj policëve në veri të vendit, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Kosovës në rast se paraqitet kërkesa për një gjë të tillë dhe nëse shihet e nevojshme.

Një zyrtar i KFOR-it i tha KosovaPress-it se presin nga palët që të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve të mëtutjeshme.


“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe kërkohet. Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha i njëjti.

Katër sulme të sinkronizuara kanë ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit në tri ditët e fundit. I fundit ka qenë mëngjesin e sotëm ku patrullat policore janë sulmuar me granatë dore dhe kallashnikov AK 47, mirëpo falë mjeteve të blinduara nuk ka pasur policë të lënduar. Sulmet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti u quajtën terroriste.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​KFOR dënon sulmet ndaj policëve në veri: Të gatshëm të ndihmojmë Policinë e Kosovës Abdixhiku reagon pas sulmeve ndaj policëve në veri ​SHBA dënon ashpër sulmet ndaj policëve në veri Krasniqi: Sulmi ndaj policëve në veri akt kriminal që provokon paqen ​Sindikata e Policisë e shqetësuar pas sulmeve kundër policëve në veri të vendit, ka një apel për institucionet BE dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri ​Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo lloj skenari të Serbisë, nuk frikësohemi […]

Komentet janë të mbyllura.