​Këto ekonomi kanë “brendin” më të mirë

​Këto ekonomi kanë “brendin” më të mirë

Indeksi i brendeve kombëtare Anholt Ipsos ka renditur ekonomitë sipas brendeve joshëse, sipas të cilave për herë të pestë radhazi në vendin e parë renditet Gjermania.

Kjo e fundit deri më tash shtatë herë ka dalë e para për nga brendet joshëse që nga viti 2008.

Kanadaja, Japonia dhe Italia janë ndër vendet e tjera që janë duke fituar.

Rreth 60.000 njerëz japin pikëpamjet e tyre për faktorë si qeverisja, kultura dhe emigracioni.

Ipsos vlerësuar sesi qytetarët e botës i shohin vendet, qytetet dhe rajonet që nga 2008. Indeksi mat fuqinë dhe cilësinë e këtyre brendeve duke parë gjashtë faktorë: eksportet, qeverisja, kultura, turizmi, njerëzit dhe imigracioni, dhe investimet.

“Të anketuarit globalë ndihen veçanërisht pozitivë për blerjen e produkteve gjermane, joshja për të investuar në bizneset gjermane, punësimin e popullit gjerman, punën e qeverisë gjermane për të luftuar varfërinë, dhe për të shkëlqyer në sport,” thotë Ipsos.

Dhjetë vendet e tjera kryesore që joshin me brendin e tyre janë Kanadaja, Japonia, Italia, Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Suedia dhe Australia.


Kanadaja u rendit në vendin e parë në Indeksin për qeverisjen, njerëzit dhe indekset e imigracionit dhe investimeve, duke e ndihmuar atë të kalojë në vendin e dytë për herë të parë.

Kontributet e Britanisë së Madhe në shkencë dhe teknologji ndihmuan në rritjen e brendit të saj, megjithëse pasi u rendit e dyta vitin e kaluar, ajo ka rënë në vendin e pestë në vitin 2021. Kanadaja dhe Japonia tani gjenden tre vendet e para. Reputacioni i SHBA-së ka filluar të rritet në të pesë kategoritë.

Japonia dhe Italia kanë pasur të dyja “përmirësime të dukshme” në renditjen e tyre në Indeksin e Brendeve Kombëtare, tha Ipsos. Turizmi, kultura dhe njerëzit ishin fitues të pikëve për të dy vendet.

Norvegjia, Skocia, Singapori, India, Kenia dhe Nigeria janë ndër 60 ekonomitë e tjera në Indeksin e brendeve kombëtare Anholt Ipsos.

Dëshira për të vizituar vende në mbarë botën – duke supozuar se paratë nuk ishin problem – po intensifikohej gjithashtu me kalimin e kohës dhe arriti pikën më të lartë në vitin 2021, shtoi Ipsos.

Termi “brend kombëtar” u krijua në 1996 nga ekonomisti dhe këshilltari i politikave Simon Anholt.

Ipsos tha se numri i ekonomive të matura për indeksin e brendeve kombëtare u rrit në 60 në 2021 nga 50 në vjetët e mëparshme.

Madhësia globale e mostrës është zgjeruar nga 20.000 intervista në 60.000 intervista në vit.

Lexo edhe

Video