​Këshilltari i Kurtit kërkon sqarime për shpenzimet për karburante

​Këshilltari i Kurtit kërkon sqarime për shpenzimet për karburante

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj, ka kërkuar sqarime nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me shpenzimet e deputetëve për karburante. Në listën e publikuar të shpenzimeve, ka edhe deputetë të Lëvizjes që për Ulajn një gjë e tillë duhet ndaluar.

“Shumë nga ne qe në Lëvizje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson. Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, shkroi ai.


Kuvendi i Kosovës i paguan deputetët që të udhëtojnë për në punë. Gjatë dy muajve të fundit të vitit 2021, Pal Lekaj ka marrë 870 euro nga Kuvendi sepse thotë se udhëton për seanca e komisione nga Gjakova. Hajdar Beqa i PDK-së thotë se udhëton nga Gjakova për punë në Prishtinë dhe ka marrë për dy muaj 750 Euro.

Armend Zemaj i LDK-së thotë se vjen nga Deçani dhe ka marrë 690 euro, kurse Fatmire Kollçaku e Vetëvendosjes për udhëtime nga Peja ka marrë 660 euro. E për rrugën nga Skenderaj që Mërgim Lushtaku thotë se e bën për punë në Prishtinë, për dy muaj ai ka marrë 540 euro shtesë nga Kuvendi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.