​Kërkohet paraburgim kundër profesorit pedofil në Prizren

​Kërkohet paraburgim kundër profesorit pedofil në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022.


Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të  Republikës së Kosovës (KPRK).​

Të enjten Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Lexo edhe

Video