​Katër lëndime të rënda si pasojë e aksidenteve me trotinetë elektrikë

​Katër lëndime të rënda si pasojë e aksidenteve me trotinetë elektrikë

Trotinetet elektrikë janë në modë. Është shtuar numri i atyre që i përdorin për të kryer shërbime të përditshme por edhe për të bërë rrugën deri në punë.

Mirëpo, mjekët apelojnë për kujdes, pasi vetëm në 24 orët e fundit, kujdestaria e QKUK-së kanë qenë 4 raste me lëndime serioze të shkaktuar pikërisht nga trotinetët.

Në postimin e doktor Bensik Ibishit, që ka shpërndarë raportin e kolegut Lavdrim Agushi, thuhet s një 19-vjeçar ka pësuar frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze.


Një 7-vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura, ndërsa një 21-vjeçare tjetër ka pësuar lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve.

Ndërsa rasti tjetër është ai i një 4-vjeçari që ka shqyer veshin si pasojë e rrëzimit me trotinet.

Shpejtësia, pakujdesia, sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë, thuhet në apelin e mjekëve.

Lexo edhe

Video