​“Katar 2022”/ Situatë e komplikuar në grupin C, Zvicra dhe Italia në luftë direkte

​“Katar 2022”/ Situatë e komplikuar në grupin C, Zvicra dhe Italia në luftë direkte

Grupi C është padyshim njëri nga grupet që meriton vëmendje në rrethin e fundit të ndeshjeve të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror të Katarit që zhvillohet ne vitin e ardhshëm.

Ky grup, i cili përbëhet nga pesë skuadra, kryesohet nga Italia dhe Zvicra që kanë mbledhur nga 15 pikë dhe ndeshjet respektive që zhvillohen sonte do ta përcaktojnë se cila prej këtyre dy skuadrave do të marrë biletën direkte për “Katar 2022”, transmeton KosovaPress.


Italia luan si mysafire e Irlandës Veriore e cila renditet si e treta me tetë pikë, kurse Zvicra do të kërkojë tri pikë të plota në ballafaqim me Bullgarinë e vendit të katërt.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 20:45. Në rast se të dy këto kombëtare kanë pikë të barabarta pas këtyre ndeshjeve, atëherë fati i asaj që vazhdon tutje do të përcaktohet duke shikuar pikët nga përballjet direkte, pastaj golaverazhin, numri më i madh i golave të shënuar, diferenca e golave në takimet direkte, golat e shënuara në ndeshjet e drejtpërdrejta,, apo renditja në lojën më korrekte.

Lexo edhe

Video

error: