​Kastrati: Malisheva shembull në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

​Kastrati: Malisheva shembull në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot e ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, ku është njoftuar punën e profesionistëve shëndetësorë, si dhe është zotuar se do ta përkrahë këtë qendër të mjekësisë, për rritjen e kapaciteteve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për pacientët.


“Vizitën e parë në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, sot e bëra në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë, për të parë nga afër punën fisnike që po bëhet nga ana e stafit mjekësor, si dhe për të bashkëbiseduar me stafin menaxherial për sfidat dhe nevojat që ka ky institucion”, ka thënë kryetari Kastrati.

“Siç edhe kam premtuar, tashmë si kryetar i Malishevës, do të jem adresa kryesore e përkrahjes së këtij institucioni dhe për asnjë moment nuk do të ndalemi derisa secila qendër shëndetësore në komunën tonë, të kenë kushte moderne infrastrukturore dhe rritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, në mënyrë që qytetarët tanë të marrin në kohën e duhur shërbime shëndetësore cilësore”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë vizitës së tij në QKMF në Malishevë.

Lexo edhe

Video