​Kastrati i PDK-së ironizon me Kurtin: U preka shumë që se futi në 100 ditëshin raketën e Jahja Kokës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

 Ai tha se duke e dëgjuar ekspozenë e kreut qeveritar, krijohet përshtypja se ai përfaqëson një shtet që ka shtatë koka bërthamore.


Deputeti opozitar në seancën plenare, u shpreh i çuditur se pse nuk e ka përfshi si arritje të 100 ditëshit të parë “raketën” e deputetit Jahja Koka.

Dje pasi dëgjova këtë raportin volumoz të kryeministrit kisha përshtypjen se po flet një kryeministër i një shteti me shtatë koka bërthamore, apo dhjetë që i ka. Ama u preka shumë se nuk e futi arritjen kulminante të tre mujorin të parë. Pasi ishin ato statistikat, 5 milionë, 20 milionë, 30 milionë, por se futi këtë raketën e Jahja Kokës. Pasi veç me hypë në raketë dhe për tre muaj ky eci përpjetë. Ama më erdh edhe me qajtë pak, qysh s’ka lind ky njeri para dy shekujve, para Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit me rehatu këtë  vend. Kjo është e dhimbshme”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: