​Kapet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës

​Kapet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës

Disa murtaja dore, pushkë automatike, bomba, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit, janë gjetur sot nga hetuesit policorë në një shtëpi në fshatin Borovo afër Leshakut në veri, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ky armatim është gjetur sot gjatë një aksioni të njësitit anti-drogë, i cili në kërkim të lëndëve narkotike, në shtëpinë e të dyshuarit M.S. në fshatin Borovo, ka hasur në këtë armatim.

“Hetuesit kanë kërkuar drogë, ndërsa kanë gjetur armë. I dyshuari ka arritur të ikë dhe policia është në kërkim të tij”, kanë thënë burimet.


Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq ka bërë të ditur për KosovaPress se në bazë të hetimeve të deritashme, në fshatin Borovo është gjetur një mjet shpërthyes dhe se janë në pritje të ekipit të specializuar për shpërthimin e këtij mjeti të dyshuar.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër shtesë, duke thënë se ndodhet në pushim dhe se duhet pritur deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

/Foto arkiv/

Lexo edhe

error: