​Kapen në flagrancë emigrantët në Vërmicë, policia hetoi lëvizjen e 6 taksive në autostradë

​Kapen në flagrancë emigrantët në Vërmicë, policia hetoi lëvizjen e 6 taksive në autostradë

Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urën e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

Aty kanë ardhur gjashtë vetura taksi, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hyrë në automjete disa emigrantë.

Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë.


Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast.

Kurse, pasi intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast.

Lexo edhe

Video

error: