​Kapen mbi 50 kg kokainë në portin e Durrësit, kapiteni i anijes ishte rus

​Kapen mbi 50 kg kokainë në portin e Durrësit, kapiteni i anijes ishte rus

53 pako kokainë janë kapur në portin e Durrësit, të ndara në dy çanta.

Bëhet fjalë për mbi 50 kilogramë drogë, raporton Euronews.


Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri që u ankorua dje në port.

Unistream transportonte 6 mijë e 500 tonë qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Lexo edhe

Video