​Kapen 33 telefona të mençur në Aeroportin e Prishtinës

​Kapen 33 telefona të mençur në Aeroportin e Prishtinës

Njësitet Antikontrabande të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit të Prishtinës kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave.

Është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave të mençur.


Malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës nuk ka treguar për vlerën e mallit të sekuestruar dhe as për llojin e telefonave.

Lexo edhe

Video