​Jep dorëheqje trajneri i kombëtares së njohur

​Jep dorëheqje trajneri i kombëtares së njohur

Pas eliminimit të Meksikës nga faza grupeve të Kupës së Botës të mërkurën, skuadra dhe trajneri Gerardo “Tata” Martino i kanë ndarë rrugët.

Meksika mundi Arabinë Saudite me rezultat 2-1, por nuk u kualifikua tutje për shkak të bilancit më të dobët të golave kundrejt Polonisë e cila përfundoi si e dyta në grupin C.


“Unë jam përgjegjësi i parë për këtë zhgënjim të tmerrshëm që kemi”, u tha Martino gazetarëve pas ndeshjes.

“Si përgjegjës, shkakton shumë trishtim, unë marr plotësisht përgjegjësinë për këtë dështim të madh. Kontrata ime përfundoi sapo arbitri dha sinjalin e tij për përfundimin e ndeshjes dhe nuk ka asgjë më shumë për të bërë”, shtoi ai.

Martino mori përsipër ekipin kombëtar meksikan në vitin 2019. Ky vit shënon herën e parë që Meksika nuk doli nga faza grupore të Kupës së Botës që nga viti 1990.

Lexo edhe

Video