​Jasharaj i kërkon Bashës që ta ul zërin, Basha: Po bërtas se nuk merr vesh ndryshe

Me debate të ashpra e tensione është përcjellë mbledhja e Komisionit për Arsim, ku të ftuar kanë qenë përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj nuk ka dashur që të merr fjalën deputeti Dimal Basha, për çka ka tentuar të largohet nga salla. Megjithatë ai sërish është ulur, ndërkohë që deputeti i shumicës deklaronte se ai në shtëpinë e tij.

Jasharaj qëndroi në sallë, por jo edhe disa deputetë të opozitës.

Derisa Basha ka vazhduar të flas për sukseset e qeverisë dhe ndihmat që ka ofruar për zbutjen e inflacionit, Jasharaj nuk e ka “duruar” deklarimin e Bashës.


Ky i fundit tha se kryetari i SBAShK-ut po mban fëmijët peng duke përsëritur se ai është në shtëpinë  e tij.

Pas kësaj, Jasharaj me disa nga anëtarët e SBAShK-ut është larguar nga salla e mbledhjes ku vazhduan tensionet.

Tensionet e debati i ashpër nuk ndaluan dhe vazhduan edhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka arsyetuar ngritjen e zërit me faktin se Jasharaj ‘nuk merr vesh ndryshe’.

Lexo edhe

Video