​“Janë lënduar tre zyrtarë policorë”, nisin hetimet pas protestës së PSD-së

​“Janë lënduar tre zyrtarë policorë”, nisin hetimet pas protestës së PSD-së

Policia e Kosovës njoftoi se tre zyrtarë të saj janë lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe për këtë thotë se ka nisur një hetim për sulm ndaj personave zyrtar në krye të detyrës.

“Disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët përtej hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin ‘Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare’”, njoftoi policia.


Policia nuk ka përmendur numrin e pjesëmarrësve duke thënë se ishin “një numër i konsiderueshëm personash” që kanë zhvilluar një aktivitet protestues.

“Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës për pjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse”, njoftoi policia.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.